Udhëzues për pastrimin e duhur të lëkurës së fytyrës në kushte shtëpiake

19/09/2026

L'ADRIA MK

Водич за правилно чистење на кожата на лицето во домашни услови

Pastrimi i duhur i fytyrës është në korrelacion të drejtpërdrejtë me pastrimin e fytyrës në mënyrë natyrale. Kjo do të thotë se janë ndërmarrë të gjithë hapat e rekomanduar duke përdorur produkte që nuk lënë pasoja mbi shëndetin e lëkurës së fytyrës.

Në vijim do t’i shqyrtojmë të gjitha procedurat që do t’ju ndihmojnë ta arrini qëllimin. Do të mësoni se çfarë nënkupton heqja e grimit nga fytyra, si ta pastroni fytyrën siç duhet nga papastërtitë dhe çfarë mund të bëjnë në lidhje me këtë adoleshentët që janë në pubertet – një periudhë e ndjeshme e jetës.

Si ta hiqni grimin nga fytyra?

Me peceta të lagura nuk do të arrini heqje të plotë të grimit nga lëkura e fytyrës! Tekstura e lëkurës së fytyrës i përngjan lëkurës së portokallit, ndaj me fshirjen me peceta të lagura ju e hiqni vetëm shtresën sipërfaqësore të pudrës ose grimit. Gjithçka që është grumbulluar në poret e fytyrës mbetet aty.

L’ADRIA Cleansing Balm përdoret si hapi i parë në pastrimin e fytyrës për heqjen e grimit rezistent ndaj ujit dhe produkteve me faktor mbrojtës (SPF). Shijoni strukturën transformuese që nga balsam kalon në vaj për masazh, e më pas në qumësht hidratues, duke e shndërruar pastrimin e fytyrës në një ritual të vogël spa.

Përmban një sërë përbërësish ushqyes që parandalojnë tharjen e lëkurës, siç janë livanda e detit, squalane nga ulliri dhe dylli i mimozës, si dhe bisabololi qetësues dhe kamomili blu.

Gabimet më të shpeshta gjatë pastrimit të fytyrës përfshijnë barazimin e heqjes së grimit me pastrimin e fytyrës. Heqja e grimit i mundëson lëkurës së fytyrës të marrë frymë sërish, por ajo është vetëm një procedurë që u paraprin të gjithë hapave të tjerë për pastrim.

Pastrimi natyral i fytyrës

Pastrimi i fytyrës në mënyrë natyrale nënkupton përdorimin e përbërësve nga natyra dhe veprimin e tyre sinergjik gjatë heqjes së papastërtive dhe ripërtëritjes së lëkurës së fytyrës. Mjalti, kanella, lëkura e portokallit dhe soda e bukës janë pjesë e përbërësve natyralë që në afat të gjatë nuk lënë pasoja mbi gjendjen dhe shëndetin e lëkurës.

Si ta pastroni fytyrën siç duhet?

Pastrimi i duhur i lëkurës së fytyrës zhvillohet në disa hapa që nuk është e nevojshme të zbatohen çdo ditë, por sipas nevojës, gjegjësisht një deri në dy herë në javë.

Fillojeni pastrimin e fytyrës me hapin vijues:

1. HAPI I PARË: Lajeni fytyrën me ujë të vakët

Pra, në asnjë mënyrë mos e lani fytyrën me ujë të nxehtë sepse, përveç që mund të digjeni, uji i nxehtë e than lëkurën. Gjithashtu, larja me ujë të ftohtë mund t'i mbyllë poret e fytyrës. Kurse ne duam pikërisht të kundërtën – t'i heqim papastërtitë e grumbulluara nga poret e lëkurës.

2. HAPI I DYTË: Avullimi i fytyrës

Zieni ujë dhe pritni pak kohë. Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe ekspozojeni fytyrën ndaj avullit për rreth pesë minuta. Bëni kujdes që uji të mos jetë shumë i nxehtë. Avulli do t'i zgjerojë poret e fytyrës dhe do ta përmirësojë qarkullimin e gjakut, gjë që do të thotë më shumë oksigjen për qelizat e lëkurës. Avullimi i fytyrës në kushte shtëpie do t'ju ndihmojë ta pastroni më lehtë në hapat pasues.

3. HAPI I TRETË: Filloni me pilingun e fytyrës

Për t'i hequr qelizat e vdekura dhe për të hequr qafe papastërtitë në poret e lëkurës, bëni piling të fytyrës dy herë në javë. Nëse ende nuk e keni provuar, testoni L’ADRIA Face Polish, i cili me grimcat e tij shumë të imëta nga rëra mikrodermoabrazive e heq në mënyrë efektive shtresën e vdekur të lëkurës dhe lëvoret e shkaktuara nga dehidratimi, pastron thellësisht poret dhe e përmirëson mikro-strukturën e lëkurës.

4. HAPI I KATËRT: Maskë natyrale për fytyrën

Si të bëni një maskë për fytyrën? Maska për fytyrën mund të jetë edhe DIY – „bëjeni vetë në shtëpi“. Këtu mund të jeni kreativë dhe të kombinoni përbërës si mjaltë dhe kanellë, mjaltë dhe lëkurë portokalli, çaj kamomili, banane e të ngjashme.

Gjithashtu, soda e bukës (natrium hidrogjenkarbonat – NaHCO₃) mund të kombinohet me mjaltë për të bërë një masë për maskë. Lërini maskat natyrale të veprojnë për rreth 15 minuta, e më pas shpëlajeni mirë fytyrën.

5. HAPI I PESTË: Tonifikimi i lëkurës së fytyrës

toniranje-lica

Pas të gjithë këtyre hapave, është koha për tonifikimin e fytyrës për ta kthyer ekuilibrin e lëkurës. L'ADRIA Restorative Mist është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Fuqia hidratuese e tonikut dhe veprimi ushqyes i emulsionit janë bashkuar në një produkt që përputhet në mënyrë të përkryer me lëkurën.

6. HAPI I GJASHTË: Hidratimi i lëkurës së fytyrës

hidratacija-lica

Në fund, mos e harroni kremin hidratues për lëkurën e fytyrës dhe qafën. L’ADRIA Regenerative Cream ofron vetitë e jashtëzakonshme rigjeneruese të algave të detit dhe kolagjenit detar nga Adriatiku. Aplikojeni në lëkurë të pastër të fytyrës në mëngjes ose në mbrëmje.

Sa shpesh duhet ta pastroni lëkurën e fytyrës? Të gjithë këta hapa janë menduar për pastrim të duhur dhe të plotë të lëkurës së fytyrës dhe nuk është e nevojshme t’i zbatoni çdo ditë. Përfshijini në rutinën tuaj për bukuri dhe kujdes ndaj lëkurës një deri në dy herë në javë.

Procedura e plotë dhe e rrumbullakosur për pastrimin e fytyrës mund të „shkurtohet“ në dy hapa. Pastrimi i përditshëm i fytyrës mund të kryhet në tre hapa.

Si ta pastroni fytyrën në mënyrë natyrale në tre hapa?

Është e njohur se produktet për pastrimin e fytyrës më së shpeshti përmbajnë një numër më të vogël ose më të madh të përbërësve të dëmshëm dhe vijnë në ambalazh që nuk mund të riciklohet.

Linja e produkteve për pastrimin e fytyrës L’ADRIA Cleanser vjen në ambalazhe ekologjike që mund të riciklohen, kurse vetë produkti për pastrimin e fytyrës në to është i butë, nuk përmban irritues, alkool, parfume as sulfate! Kjo do të thotë se produkti është menduar për pastrimin e fytyrës në mënyrë natyrale.

L’ADRIA Hydrating Cleanser dallohet nga të tjerët sepse është menduar për të gjitha llojet e lëkurës. Tekstura blu e këtij xheli për pastrimin e fytyrës shkumohet ngadalë në kontakt me lëkurën dhe i heq butësisht papastërtitë.

Për ta pastruar fytyrën në mënyrë natyrale, nevojitet:

  1. ta lani fytyrën me ujë të vakët;
  2. në lëkurën e lagur të fërkoni butësisht një sasi të përshtatshme të produktit për pastrimin e fytyrës (L’ADRIA Hydrating Cleanser);
  3. më pas ta shpëlani fytyrën me ujë.

Pastrimi i thellë i fytyrës në kushte shtëpie

Pastrimi i thellë i fytyrës nënkupton heqjen e plotë të papastërtive nga shtresat më të thella të lëkurës. Në pore mund të grumbullohen grimca të ndryshme që do të nxisin krijimin e akneve dhe puçrrave në fytyrë.

L’ADRIA Purifying Cleanser është ideal për pastrimin e thellë të lëkurës së yndyrshme të fytyrës. I butë, por i fuqishëm – acidet BHA dhe PHA do t'i pastrojnë plotësisht poret dhe do ta parandalojnë shfaqjen e parregullsive, pa e tharë lëkurën. E lë lëkurën të lëmuar, poret të pastruara, ndërsa teksturën të njëtrajtshme.

Acidet BHA depërtojnë thellë në pore, i heqin parregullsitë ekzistuese dhe e parandalojnë krijimin e atyre të reja, ndërsa acidet PHA bëjnë një eksfolim të butë, duke i dhënë lëkurës një pamje të plotë dhe shkëlqim të shëndetshëm.

Pastrimi i fytyrës në pubertet

Adoleshentët zakonisht kanë lëkurë problematike dhe të ndjeshme për shkak të periudhës së re të jetës në të cilën ndodhen. Kjo është një dukuri krejtësisht e zakonshme në pubertet dhe është pasojë e ndryshimeve hormonale.

Si të keni një fytyrë të pastër në pubertet? Lëkura e fytyrës e prirur ndaj puçrrave dhe pikave të zeza duhet të pastrohet në mëngjes dhe në mbrëmje. Përbërës si mineralet e detit, livanda e detit dhe ektoina do ta pastrojnë butësisht lëkurën e re dhe do të ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit.

L’ADRIA Teen Skin Duo është një komplet që përmban mjet për pastrim dhe tonik. Pas larjes së fytyrës, Purifying Cleanser fërkohet butësisht në lëkurën e lagur, e më pas shpëlahet me ujë të vakët dhe fytyra thahet. Që lëkura ta ruajë lagështinë, pas trajtimit me mjetin për pastrim, në fytyrën e pastër duhet të aplikohet Restorative Mist në vend të kremit.

Duke qenë se adoleshentët shpesh nuk dinë si ta përcaktojnë llojin e tyre të lëkurës, në këtë rast mjeti për pastrimin e fytyrës dhe toniku mund të përdoren për pastrim dhe kujdes për të gjitha llojet e lëkurës.

Ushqimi i ekuilibruar dhe aktiviteti fizik do të kontribuojnë për vendosjen e ekuilibrit hormonal. E gjithë kjo ndikon mbi furnizimin e qelizave të lëkurës me oksigjen, gjë që kontribuon për një çehre më shkëlqyese.

Çehra natyrale dhe shkëlqyese do t'ju ndihmojë ta rritni vetëbesimin, e këtë do të mund ta vërenin edhe të tjerët.